“Në Audi A6 dhe me tri qese kokainë” detaje nga arrestimi i djalit të Ethem Çekut

Lajme

“Në Audi A6 dhe me tri qese kokainë” detaje nga arrestimi i djalit të Ethem Çekut

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 15:19
Ethem Çeku

(E plotësuar) - Ard Çeku, djali i dekanit të Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës, Ethem Çekut është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës pasi që është kapur në veturën e tij me tri qese narkotik që dyshohet të jetë kokainë.

Insajderi nga burimet e saj ka marrë vesh se mbrëmë rreth orës 23 e 40 minuta djali i dekanit është arrestuar së bashku me një person tjetër.

Rasti ka ndodhur në Rrugën  “Hasan Lajqi” në Pejë, ku patrulla e Policisë së Kosovës rastësisht ka ndalur veturën, Audi A6 ku në një pako të cigareve janë gjetur tri qese që dyshohet të jenë kokainë.

Lidhur me këtë rast është duke u marrur njësiti i Anti-Drogës në Policinë e Kosovës. Në stacionin e Policisë janë dërguar edhe djali i dekanit si dhe miku i tij, ndërsa në stacion është vërtetuar se lënda narkotike ka peshuar 1 gram e gjysmë.

***

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë në qytetin e Pejës, djalin e Ethem Çekut, dekan i Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës.

Insajderi ka mësuar se Ard Çeku, djali i dekanit është kapur me një sasi të kokainës, gjatë një kontrolli rutinor në Pejë.

Media ka provuar të marrë një konfirmim nga Policia e Kosovës për arrestimin e djalit të Ethem Çekut, por deri më tani nuk ka marrë një përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat