Rusia kritikon BE-në: S’po i bën presion Kosovës për dialogun me Serbinë

Lajme

Rusia kritikon BE-në: S’po i bën presion Kosovës për dialogun me Serbinë

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 23:00
Aleksandar Botsan-Kharchenko

Ambasadori i ri rus në Serbi, Aleksandar Botsan-Kharchenko, ka deklaruar sot se do të përpiqet të luftojë krah Serbisë, për të rikthyer të drejtën ndërkombëtare në rajon një herë e përgjithmonë.

Kharchenko ka theksuar se Rusia do të mbështes një zgjidhje kompromisi në mes Beogradit dhe Prishtinës, zgjidhje të cilën Rusia mund ta mbrojë në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Siç shkruan ‘Tanjug’, ai ka pranuar se do të bashkëpunojë me Serbinë dhe ta ndihmojë atë për zgjidhjen e problemit të Kosovës.

”Sa i përket rajonit, dhe duke pasur parasysh përvojën e pjesëmarrjes në negociata ndërkombëtare të Dejtonit, dhe të ashtuquajtura negociata të statusit të Kosovës, unë mendoj se detyra ime është të kontribuoj në stabilizimin e rajonit”.

Tutje ai ka theksuar se e gjithë bashkësia ndërkomëbtare tani duhet të rrisë fokusin e saj në Kosovë dhe në atë që po ndodh atje.

”Nuk ka presion të mjaftueshëm ndaj Prishtinës, dhe në mungesë të tij dialogu nuk mund të vazhdojë. Fajin e ka Prishtina, ata e kanë prishur dialogun dhe para kësaj nuk e kanë zbatuar marrëveshjen më të rëndësishëme për serbët që jetojnë në Kosovë, atë të Asociacionit. Marrëveshja ka mbetur në letër, pa realizim. BE nuk bëri presionin e duhur që Prishtina t’i zbatojë marrëveshjet”.

Sipas tij, përderisa taksa mbetet, dialog nuk do të ketë ndërsa sa i përket një demarkacioni Kosovë-Serbi, ai ka thënë se ”nuk duan të imponojnë një zgjidhje ose të përcaktojnë drejtimin e negociatave”.

Ambasadori rus në fund ka theksuar se Moska beson që Serbia do të jetë vendi kryesor në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat