Ljajiç: Dëmi ditor i taksës 1 milionë euro, bashkësia ndërkombëtare nuk është në gjendje të bëjë presion të fuqishëm për heqjen e taksës

Lajme

Ljajiç: Dëmi ditor i taksës 1 milionë euro, bashkësia ndërkombëtare nuk është në gjendje të bëjë presion të fuqishëm për heqjen e taksës

Nga: F.B Më: 2 gusht 2019 Në ora: 12:16
Rasim Ljajic

Dëmit ditor i vendosjes së taksës së pushtetit të Prishtinës ndaj mallrave të Serbisë është 1, 08 milionë euro, ka vlerësuar ministri i tregtisë , turizmit dhe telekomunikacionit në qeverinë serbe, Rasim Ljaliç, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

“Dëmi ditor i taksës së vendosur nga Prishtina për mallrat serbe është 1,080 milionë euro, ndërsa nëse nuk hiqen deri në fund të vitit dëmi mund të shkoj rreth 400 milionë euro “ ka thënë Ljajiç.

Ai ka treguar se deri tash, që nga 21 nëntori i vitit që shkoi deri më 20 qershor të vitit që jemi në krahinën jugore janë plasura 260 milionë euro më pak mallra krahasuar me periudhën e njëjtë të një viti më herët.

"Bashkësia ndërkombëtare nuk ka bërë presionin e mjaftueshëm që të hiqen taksat. Sa do të jetë dëmi i shkaktuar ndaj buxhetit të Serbisë do të dihet në fund të vitit, por është e sigurt se kjo do të ndikoj edhe GJDP të vendit tonë", ka thënë ministri për TV Pink.

Sipas tij kjo është vetëm një segment i tregimit , pasi humbja e tregut është shumë më e madhe.

Në tregun e Kosovës tashmë janë pozicionuar dhe kanë shtuar eksportin vendet në rrethinë, Greqia ka shtuar plasmanin e mallrave 3,5 herë, ndërsa këtë e kanë bërë edhe vendet tjera si Sllovenia, Kroacia, Hungari, Bullgaria dhe Maqedonia.

Më se shumti nga kjo situatë janë duke vuajtur qytetarët e nacionalitetit serb, por edhe shqiptarët sepse mallrat në Kosovë janë më të shtrenjta për rreth 5 për qind, ndërsa dëm pësojnë edhe prodhuesit pasi lëndën e parë e sigurojnë në Serbi.

"Grurin e paguajnë 15 euro në ton më shtrenjtë se kur janë furnizuar nga Serbia, ndërsa kualiteti është dukshëm më i mirë tek ne. Dëmi politik është edhe më i madh pasi është vrarë dialogu. Që nga vendosja e taksës nuk ka dialog ", nënvizoi ai.

Në pyetjen pse nuk ka pasur presion në heqjen e taksës nga bashkësia ndërkombëtare, ai ka thënë se Be dhe e gjithë bashkësia ndërkombëtare po përballet me “krizën e autoritetit, udhëheqjes dhe ideve” dhe bota nuk është ajo që ishte.

"Më nuk keni autoritet të fortë që do mund të detyronte ndryshim vendimi, por edhe sepse kjo hapësirë nuk është më prioritet i BE-së dhe ShBA-ve dhe askush nuk merret me regjionin. Vetëm nga rasti në rast dhe situate, bashkësia ndërkombëtare nuk është në gjendje të bëjë presion fuqishëm të hiqen taksat",tha Ljajiç.

Nuk ka asnjë arsyetim ekonomik në vendosjen e taksës, ndërsa sipas Ljajiç kjo i ka sjell përfitime politike disa individëve gjë që mund të materializohet nëse ka zgjedhje të parakohshme në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat