Diplomacia e dështuar e Daçiq, tha se Afrika Qendrore ka tërhequr njohjen por gënjeu

Lajme

Diplomacia e dështuar e Daçiq, tha se Afrika Qendrore ka tërhequr njohjen por gënjeu

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 00:20
Ivica Daçiq

Propagandat e Serbisë kundër Kosovës nuk kanë të ndalur.

Javën e kaluar, Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq u shprehë se Afrika Qendrore e ka tërhequr njohjen ndaj Kosovës.

Ai u shprehë i bindur se e ka edhe dokumentin ku tregohet se Afrika Qendrore e ka tërhequr njohje.

Këtë e mohoi Ministria e Jashtme e Kosovës, duke i quajtur mashtrime të Daçiq.

Mashtrime dhe gënjeshtra po dalin fjalët e Daçiq. Edhe pas afro një jave, ende diplomati serb nuk ka dëshmuar asgjë.

As në mediat afrikane nuk është përmendur kjo çështje.

Vlen të kujtojmë që në komunat veriore të Kosovës, qeveria serbe u mundua të inskenoi një krizë humanitare, duke detyruar të gjithë tregtarët të mbyllin dyqanet, por edhe kjo dështoj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat