Çka tha Vuçiq për zgjedhjet në LDK?

Lajme

Çka tha Vuçiq për zgjedhjet në LDK?

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 14:48
Aleksander Vuçiq

Zgjedhjet e brendshme të LDK-së përveç spektrit politik në Kosovë, kanë zgjuar interesim edhe jashtë saj.

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq duket se i ka përcjellur me ëndje zhvillimet që po bëhen në partinë më të vjetër në Kosovë.

Në një paraqitje para mediave sot, Vuçiq tha se e dinte saktësisht se çfarë po ndodh me situatën politike në Kosovë po nuk dëshironte të përzihej.

“Sot janë zgjedhje të rëndësishme për të parë nëse do të jetë Lutfi Hazri apo Isa Mustafa. Serbia po ndjek gjithçka që po ndodh.”, tha Vuçiç, duke shtuar se ai nuk dëshiron të ndërhyjë në marrëdhëniet e brendshme shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat