Çka do të thotë deklarata e Harçenko se Moska nuk përjashton ndarjen e Kosovës?

Lajme

Çka do të thotë deklarata e Harçenko se Moska nuk përjashton ndarjen e Kosovës?

Nga: F. B. Më: 3 gusht 2019 Në ora: 15:59
Putin

Çka do të thotë deklarata e ambasadorit Harçenko se Rusia do të mbështes zgjidhjen “kreative” që do vinte në dialog, në lidhje me këtë ish-ambasadori serb në OSBE Milovan Bozhiloviç thotë se “nga këndi i Kremlinit kjo nuk është e pamundur, por duke pasur parasysh edhe interesat e veta në Ballkan.

Zgjidhja kreative që do dilte nga dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës do mbështetet nga Rusia nëse është në linjë me parimet e saj të ndërlidhura me sfidat me të cilat përballet dhe interesin që ka në regjion.

Kështu kanë komentuar për "Novosti" fjalët e ambasadorit të ri rus Harçenko që ishte edhe pjesë e dialogut në zgjidhjen e çështjes së Kosovës se “Rusia mbështet kompromisin që do ishte pjesë e marrëveshjes dhe që do mbrohej nga Rusia në OKB ". Përmendja e "kreativitetit" ka nxitur spekulime se Kremlini është i gatshëm mbështet idenë përkufizimit përkatësisht ndarjes.

Ish-ministri i jashtëm Zhlvadin Jovanoviç ka thënë për "Novosti", se kur bëhet fjalë për “zgjidhje kreative” që nënkuptohet se ajo duhet të jetë brenda rezolutës 1244:

“Rusia është për zgjidhje që mbështete në parimet e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë dhe të drejtës ndërkombëtare dhe kjo nënkupton përjashtimin e ndarjes së Kosovës”.

Edhe ish-ambasadori serb në OSBE Milovan Bozhinoviç mendon se nëse serbët dhe shqiptarët arrijnë marrëveshje, gjë që ka pak gjasa, këtë do ta mbështeste Rusia nëse reflekton me interesin e saj, por nga këndi i Moskës ndarja është e pamundshme:

“Marrëveshja eventuale mes Prishtinës dhe Beogradit nuk do duhej të pengonte Rusinë. Në këtë kuptim deklarata e Herçenko është e mirëseardhur që edhe ne të orientohemi. Ndërsa në lidhje me ndarjen eventuale të Kosovës, Moska nuk do shqetësohej nëse kufiri është 10 kilometra  më në jug apo veri, por çfarë politike do zhvillohet në atë hapësirë ku ajo ka interes.

Në lidhje më marrëveshjen e mundshme zëvendës ndihmës sekretari i shtetit Metju Palmer, ka thënë se ajo duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe të ketë komponentët kulturore, ekonomike, sigurisë dhe tregtare dhe të mbroj pasurinë e Kishës Ortodokse në Kosovë...

“Nëse fokusohemi vetëm në harta e territore do të jetë larg nga ajo që do të nënkuptoj normalizim gjithëpërfshirës. Çka është normalizim duhet të definohet nga pjesëmarrësit në bisedime dhe për këtë është e nevojshme kthim në tavolinë” ka thënë Palmer.

Fokusi ynë është kthimi i palëve në bisedime. Kur kjo të ndodhë do të flitet çfarë mund të bisedojnë ata. Këtë duhet ta definojnë vetë palët, askush nuk do detyrohet të bëjë diçka që nuk mund të bëjë. Por do donim që bisedimet të zhvillohen drejt marrëveshjes së njohjes së ndërsjellë që do ju hap rrugën për Evropë të dy vendeve. ShBA nuk dikton largësinë e bisedimeve ka thënë Palmer për “Zërin e Amerikës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat