Ish komandanti i tha se nuk ka bir nëne që më largon nga PDK-ja, Kadri Veseli i nënshtrohet duke e shërbyer me raki, puro e kingj

Lajme

Ish komandanti i tha se nuk ka bir nëne që më largon nga PDK-ja, Kadri Veseli i nënshtrohet duke e shërbyer me raki, puro e kingj

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 00:46
Sami Lushtaku dhe Kadri Veseli

Sami Lushtaku nuk i kishte pëlqyer aspak një vendim i Kadri Veselit si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, kur ai kishte vendosur që t’i largojë të gjithë të akuzuarit nga postet zyrtare shtetërore.

Lushtaku i ishte kundërpërgjigjur Kadri Veselit, “se nuk ka bir nëne që më largon nga PDK”, kur kishte pyetur për iniciativën e Veselit.

Megjithatë e gjithë kjo ngjarje rreth dy muaj më parë, duket se është harruar nga Kadri Veseli. Ata janë bashkuar mbrëmë për ‘Jack Daniels’, cigare puro, kingj në tepsi në një ndejë në Skenderaj.

Image

Insajderi, ka siguruar disa fotografi të ndejës së mbrëmshme ku prezent kanë qenë Veseli, Lushtaku dhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri. Aty shihet se ka qenë një ndejë, vërtet qejfi.

Qershori i këtij viti kishte përshkruar me disa tensione Partinë Demokratike të Kosovës, ku Kadri Veseli mori vendim që t’i largojë të gjithë zyrtarët partiak me pozita shtetërore të cilët kanë aktakuzë.

Më i zëshmi ndaj këtij vendimi kishte qenë Sami Lushtaku. Kishte thënë se nuk mund ta largojë askush atë nga PDK-ja.

Image

“S’ka bir nane që mundet me më largu nga Partia Demokratike e Kosovës, veç nëse du me u largu vet. Nëse më mbushet menja, me u largu prej Partisë Demokratike atëherë vendosi unë, dikush tjetër nuk s’ka mundësi mem largu”, kishte thënë Sami Lushtaku.

Image

Kjo ndejë e Kadri Veselit me Sami Lushtakun vije në kohën kur pritet të kemi zgjedhje të jashtëzakonshme nacionale, e në mbledhjen e votave për PDK-në në Skenderaj Lushtaku llogaritet se ka ndikim të madh. Ndryshe, Prokuroria ka ngritur aktakuzë për gjuajtje me armë ndaj Sami Lushtakut, i cili një gjë të tillë dyshohet se e ka bërë në një odë me rastin e lirimit të Fatmir Limajt nga akuzat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat