Shqiptarët pjesëmarrës në tubimin antishqiptar të Gazimestanit 1989?

Lajme

Shqiptarët pjesëmarrës në tubimin antishqiptar të Gazimestanit 1989?

Nga: K. Goca Më: 4 gusht 2019 Në ora: 16:05
Pamej nga një tubim i shovenistëve serb

Viti 1989 pikërisht 28 qershori nuk do të fshihet kurrë nga kujtesa e secilit shqiptar, kur në Gazimestan erdhën qindra mijëra serb dhe në krye me kriminelin Sllobodan Millosheviq, mbajtën fjalime antishqiptare dhe bën thirrje për luftë. 

Në Gazimestan, raportohet se ka pasur edhe disa shqiptar, që iu bashkuan për të kremtuar 600 vjetorin e betejës së Kosovës, një festë e turpshme e Serbisë shoveniste e cila nuk është e tyre. 

Image

Nehat Mustafa

Ish zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit, Nehat Mustafa, ka kujtuar vitin famëkeq, 1989, duke shtruar pyetje, se a kishte shqiptarë pjesëmarrës në tubimin antishqiptar të Gazimestanit!

“Shqiptarët pjesëmarrës në tubimin antishqiptar të Gazimestanit 1989?
Para 30 viteve ( 28 qershor 1989), për të shënuar 600 vjetorin e Betejës së Kosovës (betejë kjo pothuaj e përvetësuar krejtësisht nga serbët) në Gazimestan ishin grumbulluar qindramijëra serb (mbase kishte edhe më shumë se 1 milion). Në këtë tubim, Millosheviqi paralajmëroi tragjedinë që po përgatiste për popujt joserb të ish Jugosllavisë, me theks të veçantë popullit shqiptar. Këto paralajmërime nga kryekrimineli i Ballkanit u bënë realitet brenda një dekade, duke kryer krime e mizori të cilat bota e civilizuar as që mund ti imagjinonte.
Tani, 30 vite pas , është koha të shtrohen disa pyetje :
• A kishte shqiptarë pjesëmarrës në Tubimin e Gazimestanit , edhe pse dihej që ky do të ishte tubimi më antishqiptar i organizuar ndonjëherë nga strukturat shtetërore të Serbisë; 
• Nëse kishte shqiptarë pjesëmarrës në këtë tubim ( faktet flasin që kishte), kush ishin ata ;

• Cili ishte misioni i pjesëmarrjes së tyre në këtë tubim: kërshëria për të ditur se çfarë po ndodhte ( !!!???); kishin detyrë nga institucionet e krahinës së atëhershme (!!!???), apo ishte vullneti i tyre për ta treguar lojalitetin ndaj pushtetit dhe eprorëve të tyre serb?

Gjeneratave të reja dhe mbi të gjitha historisë ia kemi borgj tregimin e së vërtetës. 

Ps: Nuk është e thënë që individët të merren me këtë çështje, por mbase kjo duhet të jetë një nga projektet e ardhshme të Institutit të Historisë, Institutit Albanologjik apo Arkivit Shtetëror. Rezultatet e këtyre studimeve ( hulumtimeve) , duke përfshirë edhe publikimin e emrave të ish bashkëpunëtorëve të UDB-së do ishin një ndihmesë e madhe për të ardhmen e vendit”, shkruan Mustafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat