Drecun: Kundër Haradinajt janë 500 dëshmitarë serbë në Hagë, disa kanë kërkuar mbrojtje nga Serbia

Lajme

Drecun: Kundër Haradinajt janë 500 dëshmitarë serbë në Hagë, disa kanë kërkuar mbrojtje nga Serbia

Nga: F.B. Më: 6 gusht 2019 Në ora: 10:07
Milovan Drecun

Prokuroria e Hagës ka dëgjuar deri tash 500 dëshmitarë serb kundër Ramush Haradinajt, disa kanë kërkuar që për sigurinë e tyre të kujdeset shërbimi i sigurisë së Serbisë ka thënë për “Politika” kryetari i Këshillit për Kosovë në Kuvendin e Serbisë, Milovan Drecun, përcjell “Bota Sot”.

Ai ka thënë se është vërejtur se ka hapësirë për përmirësimin e programit të mbrojtjes që dëshmitarëve iu siguron Prokuroria Speciale e Hagës.

"Ka shumë rezerva të mëdha bazuar në përvojën e së kaluarës me Tribunalin e Hagës. Ne e dimë se janë mbi 500 serb dëshmitarë që janë dëgjuar nga prokuroria. Disa dëshmitarë kundër Haradinajt kanë kërkuar përmes prokurorisë serbe për krime që hynë në programin e mbrojtjes dhe pushteti ynë e ka pranuar”, ka thënë ai.

Përndryshe për sigurinë e dëshmitarëve në programin e mbrojtjes në Serbi janë të obliguara njësitë speciale pas marrëveshjes për hyrje në këtë program.

Sipas Drecun, komunikimi i grupit punues të mbledhjes së dëshmive kundër udhëheqjes së UÇK-së dhe prokurorisë së Hagës po funksionon shumë mirë.

Drecun theksoi se ka përshtypjen se prokuroria po punon në mënyrë profesionale dhe nuk do të ketë të mbrojtur.

"Pres që në Hagë të ftohen edhe Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, sepse nuk mund të ikin përgjegjësisë komanduese", mendon Drecun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat