Media serb: Bolton në Beograd dhe Prishtinë në fund të gushtit ose fillim të shtatorit

Lajme

Media serb: Bolton në Beograd dhe Prishtinë në fund të gushtit ose fillim të shtatorit

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 10:35
John Bolton

Këshilltari i presidentit të SHBA-së John Bolton pritet të vizitojë Beogradin dhe Prishtinën deri në fund të gushtit ose fillimin e shtatorit, raporton gazeta serbe Blic.

Sipas Blic, SHBA njëkohësisht niset në ofensivë kur bëhet fjalë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe rifillimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës.

Gazeta kujton se Bolton tha vitin e kaluar se Shtetet e Bashkuara nuk përjashtojnë korrigjimin e kufijve, duke dhënë kështu ‘dritën e gjelbër’ për demarkacionin ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat