Ambasadori rus i reagon atij amerikan

Lajme

Ambasadori rus i reagon atij amerikan

Nga: F. B. Më: 7 gusht 2019 Në ora: 09:43
Bocan-Harçenko

"Deklarata e ambasadorit amerikan në Serbi Entoni Godfri "për ndikimin malinj të Moskës në Evropë", është shpikje e Uashingtonit në përpjekjen për dominimin global, ka deklaruar ambasadori rus në Serbi Aleksandar Bocan-Harçenko, shkruan “B92” përcjell, “Bota Sot”.

Bocan-Harçenko në një deklaratë për "Veçernje Novosti" ka theksuar se Uashingtoni "nuk kursen forcën në luftën e ngathtë ideologjike dhe sjelljen e hapur propaganduese, duke mos u shqetësuar për asnjë argument në përfitim të shpikjeve të veta".

Ambasadori rus ka nënvizuar se Moska është parimore dhe nuk pranon logjikën e “kundërshtimit” dhe “garës” që imponohet me komente të këtilla nga pala amerikane.

Bocan-Harçenko ka potencuar se është për të u habitur se ndër detyrat kryesore të ShBA-ve në Serbi janë evidentuar ata që kryesisht kanë të bëjnë me punët e brendshme të vetë Serbisë.

"Kjo përbën përzierje direkt në këto gjëra. Por një detyrë prioritare siç është aktivizimi i punës së Gjykatës Speciale për krime të luftës nga UÇK nuk përmendet fare", ka thënë ambasadori rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat