Bolton në Prishtinë e Beograd? Këshilli për Siguri Kombëtare i ShBA-ve nuk ka koment

Lajme

Bolton në Prishtinë e Beograd? Këshilli për Siguri Kombëtare i ShBA-ve nuk ka koment

Nga: F. B Më: 7 gusht 2019 Në ora: 10:06
SHBA

Këshilli për Siguri Kombëtare e ShBA-ve në Shtëpinë e Bardhë nuk ka koment rreth mundësisë së vizitës së këshilltarit të presidentit amerikane për siguri në Beograd dhe Prishtinë. Këtë e ka thënë “Zëri i Amerikës” lidhur me njoftimin e vizitës së Boltonit, përcjell “Bota Sot”.

Si dihet gazeta “Blic” pati shkruar se në fund të gushtit apo fillim të shtatorit ShBA do të nis “ofensivë” në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Kosovës përkatësisht në vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

Blic duke transmetuar qëndrimet e diplomatëve anonim ka thënë se Bolton mund të vij në vizitë në regjion vetëm nëse ka zhvillime në Prishtinë dhe hiqen taksat ndaj mallrave serbe dhe vizita e tij varet nëse ka shenja të këtij veprimi, përndryshe ai “nuk dëshiron të dal i pa suksesshëm”.

Bolton kohë më parë ka deklaruar se “dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdoj dhe ec përpara pasi asnjërës palë nuk i konvenon status quo” "sikurse se edhe" se tash është moment që të dy palët të bëjnë diçka", ka shkruar “Zëri i Amerikës”.

Ndërsa ministri serb i punëve të jashtme Daçiq pas takimit me Bolton në Uashington ka deklaruar se “tash për ShBA çështja e Kosovës nuk është përfunduar, por se duhet të gjendet një marrëveshje e pranueshme nga të dy palët” ,duke shtuar se në takim me Boltonin “është thënë qartë” se ShBA e dinë se problem i bllokimit “nuk është në Beograd por në Kosovë”.

Bolton është një ndër zyrtarët e parë amerikan që ka thënë se “ShBA nuk përjashton korrektimin e territorit” në zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat