Shoqja e gruas së vrarë në Prizren reagon e mllefosur: Turpi ju mbuloftë...

Lajme

Shoqja e gruas së vrarë në Prizren reagon e mllefosur: Turpi ju mbuloftë...

Nga: G.B Më: 7 gusht 2019 Në ora: 12:46
Armenda Velija

Pas vrasjes së gruas në Prizren nga burri i saj, ka reaguar Violetë Kika, shoqe e viktimës.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka thënë se e ndjera ka qenë rreth të 50 dhe është shprehur e mllefosur me ata që po e arsyetojnë vrasjen me diferencën në moshë mes dorasit dhe viktimës, përcjell Bota sot.

Kika ka pyetur se a duhet të jetë mosha arsye për të vrarë, derisa ka thënë se është turp për ata që i apllaudojnë të keqes.

Postimi i saj i plotë në Facebook:

Së kemi gazetari amatoreske kjo nuk ka pikë dyshimi, po i lexoj portalet sot për vrasjen në Prizren. Se sa debilla janë gazetarët këto ngjarje te rënda na i vërtetojnë. O GAZETARUCA që gaz na bëtë, viktima gruaja e vrarë nuk është 42 vjeçe po është rreth të 50-tave, konfirmone lajmin masandej publikone. Gjithashtu po i lexoj komentet e disa injorantëve, që nuk i preku rasti i vrasjes, po e arsyetojnë vrasjen me diferencën në moshë mes dorasit dhe viktimës. A duhet të jetë mosha arsye për të vrarë, atëherë vrani nanat të shtëpija që gjysma e juaja i kanë me diferencë të njëjtë me baballarët e tuaj. TURPI ju mbuloftë, ju që nuk i vërtetoni informatat, edhe ju të tjerëve që i apllaudoni të keqes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat