Çmendet Serbia: Ekzistenca e serbëve në Kosovë është i pamundur pa Trepçën

Lajme

Çmendet Serbia: Ekzistenca e serbëve në Kosovë është i pamundur pa Trepçën

Nga: F. B. Më: 7 gusht 2019 Në ora: 13:37
Trepça

Zëvendës drejtori i (të ashtuquajturës) Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviç ka thënë se sistemi energjetik nga Gazivoda deri tek Trepça përbënë digën e mbrojtjes së ekzistimit serb në krahinë, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.

"Ekzistenca e popullit serb në veri të Kosovës dhe zhvillimi i saj ekonomik nuk mund të paramendohet pa Kombinatin metalurgjik-kimik të Trepçës që është bërë bastion i luftës së serbëve për ardhmëri të përhershme dhe të sigurt që duam të ndërtojmë në pragjet tona shekullore në Kosovë", ka thënë Petkoviç.

Ai ka thënë se Dita e minatorëve përbënë një ndër festat më të rëndësishme në Serbi, nisur nga fakti se minatori serb është simbol i punës së rëndë dhe të ndershme.

Petkoviç ka shtuar se duke falënderuar minatorëve që për çdo ditë luftojnë me natyrën thellë në nëntokë, sektori minerar –energjetik ka siguruar zhvillim edhe pavarësi në ekonominë serbe.

"Që nga koha kur mbreti Aleksandar Karagjorgjeviç ka vënë themelet, Komb inati Trepça ka ec me dhjetëra dekada të ekzistencës së vetë dhe dhjetëra dekada të investimeve të Serbisë në ndërtimin, prodhimin dhe teknologjinë e kompanisë ku ka shumicën e pronësisë", tha Petkoviç.

Ai ka porositur se edhe më tutje duhet të zhvillohet luftë  në përballje me sfidat dhe kërcënimet që i varen Trepçës, duke mos harruar se është obligim ynë që edhe me tutje të kujdesemi për Trepçën dhe 3 mijë punëtorët që punojnë aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat