Veseli: Kosova krah vendeve evropiane me përhapje të internetit

Lajme

Veseli: Kosova krah vendeve evropiane me përhapje të internetit

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, është shprehur i lumtur që Kosova ka dalë krah vendeve të mëdha evropiane me shtrirje të internetit.

“28 vjet më parë, në gushtin e vitit 1991, World Wide Web filloi të funksionojë si shërbim publik, duke nisur një revolucion teknologjik që sot ka transformuar radikalisht jetët tona. Unë jam krenar me Kosovën, që sipas EUROSTAT-it qëndron në krye të Evropës, për sa i përket përhapjes së internetit me 93%”, ka shkruar ai në Facebook.

Image

Duke iu referuar grafikonit Veseli ka theksuar se vendi lë prapa të gjitha vendet e rajonit dhe konkuron me vendet më të zhvilluara të kontinentit.

“Unë gjithmonë kam besuar se duke investuar më shumë në IT, do të mund të hapim më shumë vende të reja pune për të rinjtë tanë të talentuar, prandaj edhe kemi krijuar Ministrinë e Inovacionit e cila në të ardhmen do të jetë motor i zhvillimit të këtij sektori”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat