Eskalon krimineli Sheshel: Policia dhe ushtria e Serbisë të hy në luftë me Kosovën pas këtij vendimi

Lajme

Eskalon krimineli Sheshel: Policia dhe ushtria e Serbisë të hy në luftë me Kosovën pas këtij vendimi

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 16:05
Sheshel

Radikali dhe krimineli i dënuar për krime lufte, Vojislav Sheshel, ka kërkuar që ushtria e Serbisë të bëhet gati dhe të ndërhynë në Kosovë.

Sheshel është nervozuar pas marrjes së vendimit nga ana e shtetit të Kosovës që qytetarët e Serbisë mos të lejohen të hyjnë në Kosovë me pasaporta serbe, por vetëm me letërnjoftim të Serbisë njëjtë sikurse qytetarët e Kosovës që ju njihen ato në Serbi.

Ai ka kërkuar se Serbia nuk do ta toleron këtë dhe duhet të ndërhyjë ushtarakisht në Kosovë pasi ky vendim është diskriminim ndaj serbëve.

“Kjo është vetëm një shenjë që duhet të ndërhyjmë në Kosovë me ushtrinë tonë! Kjo nuk duhet të tolerohet! Serbia duhet të shfrytëzojë rastin e parë, kur ata ndërmarrin një masë të tillë diskriminuese, ata duhet të zbatojnë Rezolutë 1244 të KS, policia dhe ushtria serbe duhet të kthehet në Kosovë” ka thënë Sheshel

“Do të krijohej një zhurmë e madhe, nuk besoj se fuqitë perëndimore do të kishin ndërhyrë kundër Serbisë. Do të ketë presion, do të ketë sulme verbale, do të ketë përpjekje për shantazh, por thjesht, nëse është diçka që qëndron në Rezolutën e KS, ajo nuk mund të kundërshtohet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat