Serbët kanë luajtur në kokë, kërkojnë Kosovën me ia dhënë Rusisë

Lajme

Serbët kanë luajtur në kokë, kërkojnë Kosovën me ia dhënë Rusisë

Nga: F. B. Më: 7 gusht 2019 Në ora: 16:38
Harta e Kosovës

Kryetari i partisë “Serbia e Shëndoshë”, Milan Stamatoviç në një kumtesë ka theksuar se “mënyra me të cilën mund të mbrojmë integritetin territorial të Serbisë dhe të ruajmë është ti jepet për një kohë të caktuar Federatës Ruse”, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Sipas Stamatoviç mënyra më e mirë e ruajtjes së Kosovës është përmes marrëveshjes ndërshtetërore të i jepet në kohë të caktuar Federatës Ruse, ndërsa serbët që jetojnë në Kosovë në mënyrë automatike përveç= nënshtetësisë serbe të bëhen edhe shtetas rus.

Sipas tij të shprehur në kumtesë, kjo është zgjidhja e vetme në momentin kur Tirana përmes projektit “Shqipëria e Madhe” ka qëllim që të bashkoj Kosovën, duke miratuar draft-ligjin me të cilin mundësohet që nënshtetësi shqiptare të merr secili që dëshmon se paraardhësit e tij janë shqiptarë.

Për shkak të kërcënimeve më të reja dhe operacionit të krijimit të “Shqipërisë së Madhe” në territorin e Serbisë, nuk duhet të hedhet poshtë asnjë opsion, sikurse as ai që Rusia të drejtoj me Kosovën përderisa shteti serb dhe populli mos të jenë të sigurt ka thënë Stamatoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat