Idetë për koalicione nuk ndalen, përmendet prapë koalicioni PDK-AAK-NISMA, AKR e PSD

Lajme

Idetë për koalicione nuk ndalen, përmendet prapë koalicioni PDK-AAK-NISMA, AKR e PSD

Nga: N.Sh Më: 7 gusht 2019 Në ora: 16:57
Hashim Thaçi, Limaj, Haradinaj dhe Veseli

Publicisti dhe analisti politik, Faik Krasniqit pohon se, nëse nuk bëhet koalicioni i shpresës LDK-LVV, ka shumë mundësi të bëhet një koalicion tjetër nga partitë tjera politike.

Sipas tij, PDK-AAK-NISMA-AKR dhe PSD ka shumë gjasa që të ndodhë dhe në këtë mënyrë LDK e LVV përsëri do të mbeteshin në opozitë.

Ja postimi nga Faik Krasniqi:

Nese nuk ndodh nje koalicion parazgjedhor mes VV-se dhe LDK-se, ka shume mundesi qe PDK, AAK dhe Nisma te behen prape bashke. Kesaj radhe ne kete koalicion do e marrin edhe AKR-ne, PSD-ne dhe Alternativen. Koalicioni VV-LDK eshte shpresa e fundit e qytetareve te Kosoves, te cilet me nje kembe jane ne Kosove dhe me nje kembe jashte Kosoves!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat