Media serbe: Trump vë afat të ri për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Lajme

Media serbe: Trump vë afat të ri për zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Nga: F.B Më: 8 gusht 2019 Në ora: 08:39
Donald Trump

Gazeta “Blic” ka mësuar se ShBA kanë planifikuar afatin e ri për zgjidhjen e problemit të Kosovës, sipas të cilit administrata e Tramp po përpiqet që gjithçka të përfundoj në qershorin e vitit që vjen, përcjell “Bota Sot”.

Pikërisht për këtë amerikanët kundërshtojnë bojkotin e opozitës serbe, andaj në muajt në vazhdim do bindin atë që të marrin pjesë në zgjedhjet pranverore ë vitit që vjen shkruan gazeta.

"Diplomacia amerikane në kapacitet të plotë po punon në disa fronte në mënyrë që marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit të nënshkruhet në verën e vitit 2020” ka thënë një burim për “Blic”.

Përveç kontakteve zyrtare amerikane që janë të shtuara me Beogradin dhe Prishtinën, diplomatë të ShBA-ve po afrojnë pushtetin dhe opozitën në Serbi në mënyrë që përmes dialogut të arrihet zgjidhja dhe të evitohet bojkoti.

"Kur të finalizohet marrëveshja pushtet me opozitë dhe të hynë në parlament, amerikanet e vlerësojnë me rëndësi që aty të jetë edhe opozita. Nuk është me rëndësi si do të votojnë, por të jenë prezent dhe të votojnë ", ka thënë i njëjti burim diplomatik.

Zyrtarëve tanë iu është përcjell se taksat do të tërhiqen dhe çdo gjë mund të shkoj më lehtë pas dorëheqjes së Haradinajt pasi ai ishte mbështetësi më i madh i tyre thotë gazeta.

"Është herët të flitet cila do të jetë zgjidhja dhe çka është  pranueshme për ShBA. Hapi i parë dhe suksesi i parë është që dy palët të kthehen në dialog sepse pas këtë nuk mund të bëhet asgjë” ka thënë burimi diplomatik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat