Publikohet fotoja e grabitësit të vrarë në Shtime - Bota Sot
Publikohet fotoja e grabitësit të vrarë në Shtime

Lajme

Publikohet fotoja e grabitësit të vrarë në Shtime

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 08:48
Fehmi Gashi

Është publikuar fotografia e Fehmi Gashit, të dyshuarit për vjedhje në një shtëpi në Shtime.

Fotoja është publikuar nga të afërmit e viktimës, një ditë pas sulmit, që la të vdekur grabitësin dhe të plagosur, pronarin e shtëpisë.

Grabitësi i dyshuari, i vrarë në Shtime, është djali i policit, Bajram Gashi, ka bërë të ditur dje Sinjali.

Fehmi B. Gashi, dje në orët e hershme të mëngjesit, dyshohet se kishte hyrë për ta grabitur në një shtëpi në Shtime. Më këtë rast, ai është përballur me pronarin e shtëpisë dhe vëllain e pronarit me ç`rast ka gjetur vdekjen. Gjatë kësaj përleshjeje ka mbetur i plagosur edhe pronari i shtëpisë A. Ndrecaj i cili është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në shtëpinë e vëllëzërve Ndrecaj dyshohet se u vodhën 24 mijë franga zvicerane. Të dyshuarit e tjerë që ndihmuan në kryerjen e kësaj vepre ndodhen në arrati.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...