Hajni i vrarë dje në Shtime, ishte aktivist i Vetëvendosjes

Lajme

Hajni i vrarë dje në Shtime, ishte aktivist i Vetëvendosjes

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 11:18
Albin Kurti dhe Fehmi Hashi

Hajni i cili u vra dje në Shtime gjatë një vjedhje që po kryente në shtëpinë e një mërgimtari nga Zvicra është Fehmi Gashi.

Siç shihet në profilin e tij në Facebook, hajni i vrarë gjatë vjedhjes, Fehmi Gashi, ishte mbështetës dhe anëtar i Vetëvendosjes.

Sipas njoftimeve zyrtare të Policisë së Kosovës, ky person ishte emër i njohur për forcat e rendit edhe për disa vepra tjera të mëhershme.

Image

Deri në ditën që u vra duke vjedhur, Fehmi Hashi ishte mjaft aktiv në Facebook duke shpërndarë foto dhe aktivitet të idolit të tij, Albin Kurtit.

Madje në profilin e tij ai ka të postuara disa thirrje në mbështetje të Kurtit por po ashtu ka edhe fotografi me qen të rrezikshëm.

Fehmi Gashi mbeti i vrarë gjatë një vjedhje që po kryente bashkë me 3 shokë tjerë të tij në shtëpinë e një mërgimtari nga Zvicra në Shtime.

Image

Edhe një grabitës tjetër i vrarë para pak kohësh në Istog, Kamer Metaj ishte aktivist i Vetëvendosjes teksa po tentonte të kryente vjedhje në një bankë.

Madje në odën e tij, Albin Kurti kishte mbajtur edhe takime elektorale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat