Kjo është data kur hyn në fuqi marrëveshja për sigurime sociale me Zvicrën

Lajme

Kjo është data kur hyn në fuqi marrëveshja për sigurime sociale me Zvicrën

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 15:37
Foto ilustrim

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, njofton qytetarët me vendbanim në Kosovë dhe bashkatdhetarët me vendbanim në Zvicër se Marrëveshja për Sigurime Sociale e lidhur në mes të Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës, hyn në fuqi nga data 01 shtator 2019.

Rrjedhimisht, MPMS njofton se kërkesat mund të paraqiten nga data 1 shtator 2019 ndërkaq, përfitimet mund të merren pas datës 1 shtator 2019.

Për realizimin e të drejtave nga sigurimi social, të rregulluara më këtë marrëveshje, shtetasit e dy vendeve, për parashtrimin e kërkesave dhe marrje të informatave më të hollësishme mund të paraqiten te autoritetet përgjegjëse/organet ndërlidhëse në adresat vijuese:

1. Në Republikën e Kosovës:

Divizioni i Pensioneve të Jashtme i Departamentit të Pensioneve/Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale
Divizioni i Pensioneve të Jashtme
Departamenti i Pensioneve
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale
Rruga “Pashko Vasa” – Baraka nr.1
10000 Prishtina
Tel +38338211663
Republika e Kosovës

2. Në Konfederatën e Zvicrës:

Përfitimet në rast të moshës dhe për trashëgimtarë (gratë e veja, burrat e ve dhe jetimët):

Schweizerische Ausgleichskasse SAK [Arka zvicerane e kompensimit]
Av. Edmond-Vaucher 18
Postfach 3100 [Kutia postare 3100]
1211 Genf 2
Schweiz [Zvicër]
Tel : +41 58 461 91 11
Faks: +4158 461 97 05
Internet: http:/www.zas.admin.ch

Përfitimet nga sigurimi i invaliditetit:

IV-Stelle für Versicherte mit Wohnsitz im Ausland IVSTA [Zyra e IV për të siguruarit me vendbanim jashtë vendit]
Av. Edmond-Vaucher 18
Postfach 3100 [Kutia postare 3100]
1211 Genf 2
Schweiz [Zvicër]
Tel. +41 – 58 461 91 11
Faks +41 58 461 99 50
Internet: http://www.zas.admin.ch.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat