Zbulohet detaj shokues: Ja kush është përfshirë në vrasjen e Ivanoviq - Bota Sot
Zbulohet detaj shokues: Ja kush është përfshirë në vrasjen e Ivanoviq

Lajme

Zbulohet detaj shokues: Ja kush është përfshirë në vrasjen e Ivanoviq

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 09:58
Zbulohet detaj shokues: Ja kush është përfshirë në vrasjen e Ivanoviq

Silvana Arsoviq dyshohet se i kishte kyçur kamerat vëzhguese në Zyrat e SDP-së pesë minuta pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit gjersa në momentin e vrasjes ajo ndodhej e vetme në zyrë. Për vrasjen e Ivanoviqit akuzohen edhe nënkryetari i Listës Serbe Millan Radojçiq, për të cilin është lëshuar fletarrestim ndërkombëtar, policët Dragisha Markoviq dhe Nedelko Spasojeviq, si dhe Marko Roshiq.

Edhe pas gati 19 muajsh vrasësi ose vrasësit e Oliver Ivanoviqit, liderit të IQ “Serbia, Demokracia, Drejtësia” nuk janë gjetur. Në paraburgim si të dyshuar se kanë ndihmuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit ndodhen dy policë: Dragisha Markoviq dhe Nedelko Spasojeviq, si dhe Marko Roshiq, numri i tabelave të veturës së të cilës janë gjetur në xhepin e Ivanoviqit të vrarë, ndërkohë i dyshuari kryesor për vrasjen e Ivanoviqit nënkryetari i Listës Serbe Millan Radojçiq ka ikur në Serbi pas aksionit të njësisë speciale ROSU të Policisë së Kosovës në veri, për arrestimin e të dyshuarve për vrasjen e Ivanoviqit në fund të nëntorit të vitit të kaluar dhe ai gëzon mbrojtjen direkte të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka intervistuar për herë të tretë bashkëpunëtoren më të afërt dhe sekretaren e Ivanoviqit Silvan Arsoviq si e dyshuar në përfshirje dhe për ndihmë të vrasësve të Ivanoviqit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...