Media serbe: Tri pikat e Beogradit për mbrojtjen e Kosovës

Lajme

Media serbe: Tri pikat e Beogradit për mbrojtjen e Kosovës

Nga: F.B Më: 9 gusht 2019 Në ora: 10:05
Media serbe: Tri pikat e Beogradit për mbrojtjen e Kosovës

Presidenti Vuçiq paralajmëroi se priten vështirësi të mëdha në vjeshtë në lidhje me çështjen e Kosovës, ndërsa shteti përgatit strategji. Beteja vendimtare diplomatike për zgjidhje kompromisi nuk do nënkuptoj se Serbia humb çdo gjë, mbrojtja e popullit serb nga ndonjë përndjekje dhe synimi që Lista Serbe të mbaj kohezionin e opsionit politik serb në krahinë, janë pikat kyçe të synimit të Serbisë, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Këto janë tri pikat në të cilat Beograd synon në vjeshtë të mbroj qëndrimin për Kosovën, ku sipas Vuçiq e presin vështirësi të mëdha.

“Ajo që unë kam pasur si ide, përcaktimi i kufijve është hedhur poshtë. Të shohim cila është ideja juaj sepse nuk e kam dëgjuar përveç presioneve ndaj meje se : ti mundesh me përballuar do të fitosh në zgjedhje nëse pranon Kosovën ndërsa ne do ndihmojmë edhe për BE edhe me investime” ka thënë Vuçiq.

Lidhur me njoftimet se Tramp dëshiron zgjidhje të shpejtë të çështjes së Kosovës dhe afatit deri në qershor, që përputhet me qëndrimin e Makron për “përshpejtim” në këtë plan, Vuçiq tha nuk bëhet fjalë për afat por për përmbajtjen e marrëveshjes:

“Problemi është te përmbajtja në atë çka ofrohet dhe çka përgjigjemi. Bashkësia ndërkombëtare duhet të dijë se nuk ka zgjidhje nëse mendohet që të poshtërohet Serbia” tha ai.

Lidhur me kontaktet që Serbia synon të ketë me fuqitë botërore, ai ka përmendur qëndrimin e ambasadorit rus në Beograd se "Rusia do të mbështes zgjidhjen kompromisi dhe kreative në të cilën duhet pajtohen Beogradi dhe Prishtina, të cilën Rusia do e mbroj në KS të OKB-së ".

Para kësaj Makron pat deklaruar se “as pozicioni i Beogradit as i Prishtinës nuk mund të mbeten siç janë por duhet ndryshuar ". Ndërsa lidhur me marrëveshjen mes palëve ndihmës sekretari amerikan Metju Palmer ka thënë se “askush nuk do detyrohet të bëjë diçka që nuk mundet, por ShBA duan marrëveshje që shkon në njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë që ha rrugën drejt BE-së ".

Vuçiq në njoftimet për mundësinë e ardhjes së Bolton në Balllkan ka thënë se administrata amerikane angazhohet për heqjen e taksës, por nuk vjen Bolton për shkak zgjedhjeve në Kosovë dhe për shkakun se në këtë situatë nuk ka me kënd të bisedoje.

“Zgjedhjet do shtyjnë dialogun shohim edhe çështjen e hyrjes me dokumente, jemi pajtuar që të përdoren letërnjoftimet por nuk janë përjashtuar pasaportat” ka thënë Vuçiq duke shtuar se mund të ketë sulme në vjeshtë po Serbia nuk do të lejoj përndjekjen e serbëve

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat