43 vjeçari shqiptar dëbohet nga Italia, konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë e vendit

Lajme

43 vjeçari shqiptar dëbohet nga Italia, konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë e vendit

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 17:07
Foto ilustrim

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Italisë, Matteo Salvini ka nënshkruar sot dëbimin e një shqiptari (M.M, 43 vjeçtar), banor i Siena-s.

Kjo sipas njoftimit publik, kosovari ka paraqitur rrezik për sigurinë e vendit në fjalë.

Këtë e ka bërë të ditur Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli nëpërmjet një postimi në Facebook.

Ai është shprehur se autoritetet shqiptare do të merren me rastin derisa thuhet se shumë shpejt do të merret vesh edhe epilogu i këtij rasti.

Postimi i plotë i tij:

Zëvëndës-Kryeminstri i Qeverisë së Italisë, Matteo Salvini, ka njoftuar sot, se ka nënshkruar dëbimin e shqiptarit 43-vjeçar, M.M., banor afër Siena-s. Siç pohohet në njoftimin e tij publik, kosovari ka paraqitur rrezik për sigurinë e këtij vendi, partner tradicional i shqiptarëve dhe i Republikës së Kosovës.

Ngjashëm veprojmë edhe ne, kur vlerësojmë që dikush paraqet rrezik për sigurinë tonë.

Kosova ka qenë dhe mbetet e përkushtuar në luftimin e ekstremizmit dhe radikalizmit.

Për ne, siguria e vendeve partnere paraqet investim në zgjerimin e rrjetit të sigurisë globale, ku vendi ynë kontribuon aktivisht.

Ne jemi pjesē e një koalicioni global, ku gëzojmë respekt për përpjekjet, përkushtimin dhe arritjet tona ligjore e institucionale

Kosova e ka dhënë këtë shembull edhe duke treguar se mund t’i trajtoj të përfshirët e drejtëpërdrejtë në ish vatrat e përhapjes së luftërave dhe urrejtjes. Këtë do ta bëjmë me durim e drejtësi.

Kosova do të bashkëpunojë ngushtë me Italinë dhe të gjitha vendet tjera demokratike, për të luftuar çfardo potenciali radikal me rrezik për sigurinë e cilitdo vend.

Sot vetëm në partneritet dhe në koordinim, mund të ndjehemi të sigurtë si komunitet evropian dhe ndërkombëtar.

Autoritetet tona do të merren me rastin, përserisa publiku do të informohet me kohë për epilogun e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat