Aksioni i madh i Policisë në Brezovicë, cak villat e politikanëve

Lajme

Aksioni i madh i Policisë në Brezovicë, cak villat e politikanëve

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 20:39
Policia

Policia e Kosovës sot ka kryer një aksion në Brezovicë, ku ka kontrolluar vila të personave publikë por edhe të disa prej pronarëve të mediave.

Organet e rendit bashkë me Prokurorinë dhe inspektorë të Ministrisë së Mjedisit e Planifikimit Hapësinor dolën për të inspektuar ndërtimin e objekteve në këtë anë.

Për këtë, është e rëndësishme edhe shënjimi i provave nga organet kompetente.

Madje, në disa u ndërprenë edhe punimet dhe u vendosën shiritat.

Këto objekte sipas Prokurorisë dyshohet se janë ndërtuar pa i respektuar kushtet ligjore për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprat penale ushtrim ndikimi dhe shkretim i pyetjeve.

Për këtë në vend të ngjarjes kishte dalë edhe prokurori i krimeve të rënda në Ferizaj, Rasim Maloku.

Maloku nuk ka treguar numrin e objekteve që do t’u vendosen shiritat dhe nuk ka përmendur as emra të pronarëve që i posedojnë këto objekte.

T7 merr vesh se këto objekte në parkun nacional u takojnë disa figurave publike, biznesmenëve por ka edhe pronar mediash.

Bashkë me policinë kanë dalë edhe kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit, Bedri Halimi.

Ai nuk e mohon që në mesin e objekteve të shirituara ka edhe personalitete politike, veçse nuk pranoi të flasë me emra.

Sipas Prokurorisë ky aksion pritet të vazhdoj gjatë javës së ardhshme për shkak të dyshimeve se është ndotur dhe degraduar parku kombëtar i Sharrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat