Daçiq: Armiq më të mëdhenj se Klintonët dhe Ollbrajt nuk do të kemi

Lajme

Daçiq: Armiq më të mëdhenj se Klintonët dhe Ollbrajt nuk do të kemi

Nga: F. B. Më: 11 gusht 2019 Në ora: 13:40
Ivica Daçiq

Ministri i punëve të jashtme të Serbisë Ivica Daçiq ka thënë se populli serb sigurisht nuk do të ketë “armiq më të mëdhenj” nga ish-presidenti i ShBA-ve Bill Klinton dhe sekretarja e shtetit Medlin Ollbrajt, shkruan “Danas”, përcjell “Bota Sot”.

"Si janë sjell demokratët në kohën e dinastisë Klinton ndaj popullit tonë, e kemi provuar në lëkurën tonë në vitin 1999. Ata ka zgjedhur që Serbia të jetë armiku i tyre, nuk zgjodhëm ne", tha Daçiq.

Ai ka komentuar vlerësimin e ekspertit amerikan Serwer se “nuk është vendim i mençur i Daçiq që të zgjedhje të ShBA-ve të organizoj mbështetjen e sereve ndaj Trump”.

Ai tha se habitet si Serwer të drejtën që kanë shqiptarët në ShBA të suspendohet ndaj serbëve që jetojnë atje.

"Kur shqiptarët organizohen dhe mbështesin Hilari Klinton dhe kur edhe lokaleve iu vihet emri i tyre kjo është legjitime. Ndërsa kur ne si ide paralajmërojmë mundësi që serbët të organizohen dhe mbështesin Trump, atëherë kjo është përzierje në punët e brendshme të Amerikës - kjo është qesharake“, vlerësoi ai.

Daçiq mendoi se me qëndrimin e tij nuk vështirëson pozitën e Serbisë dhe nuk ka sekret se populli serb më shumë ka simpati ndaj Trump se ndaj administratave të shkuara të ShBA-ve.

"Për dallim nga Klintonët që kanë thënë se pavarësia e Kosovës është trashëgimi familjare, aparati i Trump na trimëron se për zgjidhjen e çështjes së nyjës së Kosovës mund të bisedohet“, tha Daçiq.

'Në ndryshim nga koha e pushtetit të “Klintonëve që mendojnë se çështja është vulosur me bomba në vitin 1999. Serbët duhet të jenë faktor i organizuar, ndërsa demokratët të mendojnë si do të marrin vota“, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat