Deklarohet kompania, autobusi i së cilës u djeg në Rrugën e Kombit

Lajme

Deklarohet kompania, autobusi i së cilës u djeg në Rrugën e Kombit

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 23:36
Autobusët

Një autobus nga Kosova i cili ishte nisur për në Shqipëri, është përfshirë nga zjarri.

Kompania “Ariani” të cilës i përkiste edhe autobusi në fjalë, ka treguar se askush nuk është lënduar dhe se shkaktar i djegies së autobusit mund të kenë qenë temperaturat e larta.

Njoftimi i plotë:

Sot në orët e pasdites në autostradën e “Kombit” ka marrë flakë autobusi i kompanisë tonë i linjës Durrës-Mitrovicë, por që fatmirësisht përveç dëmeve materiale nuk ka pasur pasoja tjera.
Të gjithë pasagjerët dhe stafi i kompanisë janë shëndosh e mirë, pasi që nuk kanë pësuar asnjë dëmtim të vetëm.
Për hir të transparencës ju njoftojmë se autobusi ka qenë në gjendje të rregullt teknike, mirëpo si duket deri te ky dëmtim ka ardhur si pasojë e temperaturave të larta.
Të gjitha linjat tona do të vazhdojnë qarkullimin sipas orareve të parapara.
Me respekt,
Kompania “Ariani”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat