Publikohet fotografia e Sevdali Miftarit një ditë para nisjes për në Kumanovë

Lajme

Publikohet fotografia e Sevdali Miftarit një ditë para nisjes për në Kumanovë

Nga: N.Sh Më: 14 gusht 2019 Në ora: 08:41
Sevdali Miftari

Është publikuar një fotografi e ish ushtarit të Ushtrisë Çliritmare të Kosovës, dhe pjesëtarit të grupit Kumanova, Sevdali Miftarit një ditë para se të niset për në Kumanovë ku u tradhtuan dhjetëra shqiptarë.

Ishte 10 maji i vitit 2015 kur Grupi i Kumanovës tradhtohet pabesisht. Trimat shqiptar nuk u dorëzuan deri në momentin e fundit. Shumë prej tyre ranë heroikisht duke luftuar me forcat maqedone, ndërsa disa të tjerë u arrestuan dhe u dënuan edhe me burgim të përjetshëm.

“Sevdali Miftari ish ushtar i UÇK-së pjesëtar i grupit Kumanova, një dit para nisjes për në Kumanovë ku u tradhtuan dhe ranë në prit. Tash i dënuar më 40 vite në burgun sllavo Maqedon. RESPEKT E LIRIM SA MË TË SHPEJT”, shkruan faqja në Facebook “Fakte-Lufta në Kosovë”.

Ndryshe, Sevdali Miftari, Sami Ukshini e Valdet Zekaj, ditë më barë, kanë bërë një foto në dhomën e tyre të burgut ku janë duke vajtuar dënimin e shqiptuar nga gjykatat maqedone ku edhe janë dënuar me shumë vite burgim.

Miftari, Ukshini e Zekaj së bashku me shokët e tyre janë dënuar me gjithsejtë 746 vite burgim. Të burgosurit shqiptarë të cilët janë arrestuar në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë më 10 maj 2015, po mbahen në burgjet e ndryshme të Republikës së Maqedonisë Veriore.

Siç dihet më 2 nëntor 2017, shtatë pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës iu është shqiptuar burg i përjetshëm, të tjerëve gjithsejtë 746 vjet burg, ndërkohë që vetëm katër prej tyre u liruan nga aktakuza.

Andi Krasniqi, burg i përjetshëm

Dem Shehu, burg i përjetshëm

Fadil Fejzullahu, burg i përjetshëm

Nasuf Zeqiri, burg i përjetshëm

Valdet Zekaj, burg i përjetshëm

Bek Bajra, burg i përjetshëm

Fejzulla Rushitovski, burg i perjetshëm

Qenan Hiseini, 20 vjet

Irfan Lutfiu, 14 vjet

Fadil Elshani, 20 vjet

Sami Ukshini, 40 vjet

Esat Kafegjolli, 40 vjet

Adrian Bujari, 40 vjet

Shefqet Hallaqi, 40 vjet

Lirim Demiri, 20 vjet

Hajrush Abdija, 20 vjet

Betim Kabashi, 40 vjet

Genti Sefaj, 40 vjet

Lendrit Rustemaj, 20 vjet

Enver Hoxha-Klajn, 40

Rufki Dogani, 40 vjet

Mirsad Qerimi, 20 vjet

Bajram Elshani, 40 vjet

Nexhmedin Lika, 40 vjet

Lirim Krasniqi, 40 vjet

Sevdail Miftari, 40 vjet

Fatmir Reçica, 40 vjet

Arsim Bajrami, 13 vjet

Musa Pajaziti, 12 vjet

Ragmi Latifi, 18 vjet

Seadudin Abdullahu, 14 vjet

Elham Arifi, 13 vjet

Ebib Alimi, 12 vjet

Ndërsa janë liruar nga akuza: Ibrahim Murtezani, Besnik Bajrami, Fazli Osmani dhe Besnik Ajdini.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat