Media serbe: Montgomeri rreth hipokrizisë së Kuintit – Procesi i Kosovës është mashtrim, pse Serbi duhet të bëjë lëshime

Lajme

Media serbe: Montgomeri rreth hipokrizisë së Kuintit – Procesi i Kosovës është mashtrim, pse Serbi duhet të bëjë lëshime

Nga: F.B Më: 14 gusht 2019 Në ora: 19:14
Uliam Mentgomeri

Ish-ambasadori amerikan në Serbi ka thënë se perëndimi ka marr vendimin për Kosovën në vitin 1999 dhe asnjë fije nuk e kanë ndryshuar për 20 vite. I gjithë procesi është i pandershëm ndërsa kulmi i hipokrizisë së bashkësisë ndërkombëtare është ftesa për Beogradin dhe Prishtinën të kthehen në di, ndërkohë që Prishtina nuk është sanksionuar për vendosje të taksës, ka thënë Uliam Mentgomeri duke komentuar kumtesën e Kuintit, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

"Kam marr pesë pyetjet tuaja dhe përgjigja ime është ato janë me vend dhe kuptoj, pse doni të dëgjoni të vërtetën. Por realitet i pakëndshëm është se i gjithë procesi është pandershëm. Ai është mashtrim” tha Montgomeri pas kumtesës së vendeve më me ndikim perëndimore.

Bashkësia amerikane e politikës së jashtme sikurse edhe lojtarët me rëndësi në BE, mbi të gjitha Angela Merkel kanë marr vendim për Kosovën në vitin 1999 dhe nuk e kanë ndryshuar asnjë fije për 20 vjet.

"E vërteta që flas është e qartë që nga marrëveshja e Brukselit para disa viteve, shqiptarëve nuk ju ka pëlqyer marrëveshja dhe e kanë refuzuar të e realizojnë. Ajo që është më e rëndësishmja nuk u krijua bashkësia e komunave serbe, duke u përball me këtë ata vendosen taksat ndaj mallrave serbe dhe bashkësia ndërkombëtare nuk ndërmori asgjë ", tha Montgomeri.

Ata që brengosen, kjo iu dërgon porosinë se fjala e shqiptarëve dhe përfaqësuesit të BE-së nuk kanë peshë sqaron diplomati amerikan: 
"Pse Serbia do pranonte në lëshime shtesë dhe për atë të marr premtime të kota?".

Kulmi i hipokrizisë së bashkësisë ndërkombëtare është ftesa për Beogradin dhe Prishtinën që të kthehen në tavolinë, ndërkohë nuk janë vendos sanksione ndaj shqiptarëve për mos realizim të marrëveshjes dhe taksave jo produktive të Haradinajt.

Montgomeri thekson se është I sigurt se presidenti Vuçiq dhe Thaçi me mbështetje të fortë të BE-së dhe ShBA-ve mund të arrinin zgjidhjen e përhershme të çështjes së Kosovës.

"Por nuk kishin mbështetje, përkundrazi Merkel personalisht ka bllokuar zgjidhjen e vetme të pranueshme nga të dy palët. Pas kësaj pozicioni I Haradinajt u forcua dhe rasti u humb ", thotë diplomati amerikan.

Haradinaj sipas tij është burimi i jo stabilitetit në regjion, ndërsa mungesa e reagimit në hapat e ndërmarr nga ai është gabim.

Mentgomeri mendon se problemi që ka aktualisht Serbia nuk është me administratën amerikane por me BE-në. " Në të vërtetë politika e jashtme amerikane edhe më tutje shikon me mbështetje shqiptarët dhe kjo nuk do ndryshoj ", tha ai.

"Andaj ajo në çka Serbia mund të shpresoj është një lloj ‘konflikti i ngrirë’ në eskalimin e së cilit mjafton një provokim a incident ", përfundoi Montgomeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat