Rritet sasia e energjisë elektrike së konsumuar për 21.50% - Bota Sot
Rritet sasia e energjisë elektrike së konsumuar për 21.50%

Lajme

Rritet sasia e energjisë elektrike së konsumuar për 21.50%

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin i Energjisë” për tremujorin e dytë 2019, ku janë prezantuar të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Gjatë kësaj periudhe, vlera e gjithmbarshme e prodhimit të thëngjillit është  rreth  1.74 mijë tonë, ndërsa sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale është 1181.8 GWh, ndërsa në hidrocentrale është rreth 112.4 GWh.

Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë TM2 vitit 2019, Kosova ka importuar  251.1 GWh energji elektrike, derisa gjatë të njëjtës periudhë ka eksportuar 134.2 GWh.

Në tremujorin e dytë të këtij viti, sasia e energjisë elektrike për konsum ishte 1 039.5 GWh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2018), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është rritur me 21.50 për qind.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...