Policia kërkon ndihmë: Nëse e shihni këtë person, na lajmëroni menjëherë - Bota Sot
Policia kërkon ndihmë: Nëse e shihni këtë person, na lajmëroni menjëherë

Lajme

Policia kërkon ndihmë: Nëse e shihni këtë person, na lajmëroni menjëherë

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 14:10
I kerkuari nga policia

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, po e kërkon  KRIST (NDUE) NUA i lindur me 01.06.1983 .

Nga policia deklarojnë se kanë siguruar autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për publikimin e fotos të personit të dyshuar, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij.

Personi i dyshuar është:

· KRIST (NDUE) NUA i lindur me 01.06.1983 në Pejë me banim ne fshatin Budisalc-Klinë,

I dyshuari është i kërkuar për veprat penale si më poshtë:

· 3- (tri) raste për veprën penale “Posedim i paautorizuar i armëve”

· 1-(një) rast për veprën penale “Falsifikim i parasë”

· 1-(një) rast për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”.

I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore në Pejë-dega në Klinë dhe Gjykata themelore Gjakovë.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të Premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë – E-mail adresa: [email protected]

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...