Kryeministrja serbe: Nuk e njohim Kosovën me kufijtë ekzistues

Lajme

Kryeministrja serbe: Nuk e njohim Kosovën me kufijtë ekzistues

Nga: F. B. Më: 16 gusht 2019 Në ora: 15:35
Ana Brnabiq

Njohja e Kosovës në kufijtë aktual është vijë  e kuqe mbi të cilën Serbia nuk kalon, ka thënë kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, duke shtuar se në këtë moment nuk ka zgjidhje të afërt, shkruan “B92”, përcjell “Bota Sot”.

"Serbia nuk do lejoj që Prishtina të marr çdo gjë e Beogradi të humb çdo gjë. Në këtë moment duhet të shohim sa mund të marrim edhe sa më pak të humbim dhe të jemi racional dhe real. Por që Serbia të humb gjithçka, ndërsa Prishtina të marr çdo gjë është e papranueshme dhe jo korrekt", tha ajo.

Por Kosova nuk është këtu që të shitet apo të blihet, duke komentuar deklarata se Serbia për njohje duhet të i ofrohet më shumë se anëtarësimi në BE.

"Beogradi ka toleruar shumë provokime nga Prishtina për shkak të paqes dhe stabilitetit, por taksat kanë krijuar situatë në të cilën është i pamundshëm dialogu. Sapo të hiqen ne jemi gati për dialog", tha Brnabiç.

Sipas saj konflikti i ngrirë është jo stabilitet i ngrirë dhe nuk i përgjigjet askujt, më se paku serbëve në Kosovë, por as Serbisë as zhvillimit ekonomik.

"Vuçiq ka pasur sukses që nga një temë të mbyllur të vendos në tavolinë çështjen dhe të gjithë tash duan të dëgjojnë çka është e pranueshme për Serbinë", tha ajo.

Ajo kritikoi vendimin e pushtetit të kaluar që të kërkohet mendimi i Gjykatës Ndërkombëtare: “mendoj se aso kohe kemi bërë dëm vetës nga mosdija, jo përgjegjësia, mos kujdesi dhe mos shqetësimi dhe shpresoj mos të këtë veprime të tilla”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat