Qeveria Haradinaj nën hetime për “53 milionshin” e autostradës

Lajme

Qeveria Haradinaj nën hetime për “53 milionshin” e autostradës

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 10:44
Ramush Haradinaj, Pal Lekaj dhe këshilltarët e qeverisë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar së është duke zhvilluar hetime në lidhje me zbardhjen e përgjegjësve që i shkaktuan 53 milion euro dëm buxhetit të Kosovës pas dështimit për të përmbushur obligimet ndaj kompanisë që ndërtoi Autostradën “Arbën Xhaferi”.

Në qershor të vitit të kaluar Qeveria e Kosovës mori vendim që t’i paguaj 53 milion euro kompanisë “Bechtel-Enka ndërsa Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj kishte thënë se “për shkak të dështimit të Qeverisë së kaluar që t’i paguajë me rregull faturat, konsorciumi ka kërkuar që fillimisht t’i paguajmë 63 milionë euro për shkak të mbajtjes së pajisjeve gjatë dhe shpenzimeve indirekte”.

Për të zbardhur arsyet që shpien deri tek ky obligim i Qeverisë së Kosovës, Prokuroria Speciale e Kosovës, tashmë ka intervistuar një numër të konsiderueshëm të personave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat