Çështja e Kosovës e rëndësishme për regjionin – Rusia e gatshme të kontribuoj në zgjidhje

Lajme

Çështja e Kosovës e rëndësishme për regjionin – Rusia e gatshme të kontribuoj në zgjidhje

Nga: F.B Më: 26 gusht 2019 Në ora: 12:52
Çështja e Kosovës e rëndësishme për regjionin – Rusia e gatshme të kontribuoj në zgjidhje

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhd ambasadori rus në Beograd Aleksandar Bocan-Harçenko kanë biseduar për situatën aktuale në regjion  dhe raportet bilaterale.

Ata sipas kumtesës nga ky takim janë pajtuar se raportet serbo-ruse janë duke avancuar në harmoni me dëshirat e dyanshme.

Vuçiq në takim ka thënë se angazhohet për kompromis real në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por nuk pret vazhdim të shpejtë të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit duke marr parasysh zhvillimet në skenën politike dhe tajsat ndaj mallrave serbe.

Bocan-Harçenko ka theksuar se çështja e e Kosovës është me rëndësi të veçantë për stabilitetin në regjion dhe se Rusia si anëtare e përhershme e KS të OKB-së do kontribuoj në zgjidhjen e kësaj çështje në kuadër të drejtës ndërkombëtare, thuhet në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat