Takimi Vuçiq – Mekalister: Të hiqen taksat dhe të rivendoset dialogu

Lajme

Takimi Vuçiq – Mekalister: Të hiqen taksat dhe të rivendoset dialogu

Nga: F.B Më: 26 gusht 2019 Në ora: 16:31
Dejvid Mekalister dhe Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë në takim me zyrtarin e Parlamentit Evropian Dejvid Mekalister se “Serbia do të vazhdoj reformat e brendshme në harmoni me rekomandimet e institucioneve të BE-së”, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Ndërkohë lidhur me zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe zgjedhjet theksoi se duhet të vazhdojë dialogu pas heqjes së taksës dhe është I gatshëm për propozimet për përmirësimin e procesit zgjedhor.

Mekalister e Vuçiq kanë biseduar edhe situatën në regjion, integrimet evropiane dhe procesin e reformave në Serbi.

Vuçiq ka uruar Mekalister për ri-zgjedhjen si deputet në PE dhe kryesues në Komitetin për punë të jashtme. 

Gjatë takimit u konstatua se Serbia po realizon reformat ekonomike me sukses dhe progresi në sferën ekonomike është I dukshëm. 

Vuçiqi ka thënë se Serbia mbështet dialogun për normalizimin e raporteve me Prishtinën nën ndërmjetësimin e BE-së, por dialogu mund të vazhdoj vetëm pas heqjes së taksës, thuhet në kumtesën e presidencës së Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat