Gjuriq ankohet se serbëve iu shkurtohet e drejta për të vërtetën në përgjigje të falsifikimeve

Lajme

Gjuriq ankohet se serbëve iu shkurtohet e drejta për të vërtetën në përgjigje të falsifikimeve

Nga: F.B Më: 28 gusht 2019 Në ora: 09:15
Ilustrim

I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq ka theksuar se “serbëve në krahinën jugore iu shkurtohet e drejta në mendim dhe mbrojtje të bazuar në shkencë, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Ai ka theksuar se marrja në pyetje dhe ndalimi i gazetares së revistës "Jedinstvo" Sonje Ivkoviç nga Novoberda është bërë me qëllim të pamundësimit të raportimit objektiv për vuajtjet e popullit serb në krahinë dhe të pamundësoj shpërndarjen e shtypit në gjuhën serbe dhe në shkrimin çirilik.

“Kjo është një vërtetimet se serbët në Kosovë nuk kanë asnjë të drejtë që të përgjigjen me të vërteta në falsifikimet e historisë, qëllimi I të cilave është fshirja e shenjave shekullore të popullit tonë në ato hapësira” ka thënë Gjuriq.

Ai shtoi se serbëve në krahinën jugore iu mohohen të drejtat fondamentale, ndërkohë ata i nënshtrohen edhe represionit dhe frikësimit të vazhdueshëm, por kjo vetëm se forcon vendosmërinë e serbëve që mos të lejojnë fshirjen e historisë.

Nuk habit shumë veprimi dhe prangimi i intelektualëve, por është e pakuptueshme që në Evropa moderne heshtur kalon  në veprimet e urrejtjes dhe keqpërdorimeve të vjedhjes së trashëgimisë kulturore e civilizuese ka thënë ai.

Jam I tmerruar me mënyrën se si policia e Kosovës trajton një gazetare serbe dhe pres nga organizatat e kësaj fushe të reagojnë në mënyrë që serbëve në Kosovë të ju garantohet e drejta elementare dhe profesionale e profesionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat