Daçiq thotë se kanë mbështetjen e një pjese të Shtëpisë së Bardhë

Lajme

Daçiq thotë se kanë mbështetjen e një pjese të Shtëpisë së Bardhë

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 15:33
Ivica Daçiç

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq ka theksuar për “Informer” përcjell “Bota sot” se “për çdo gjë që bëjmë ne në Beograd e kemi mbështetjen e një pjese të administratës në Shtëpinë e Bardhë, asaj pjese që do kompromis”.

Ky sipas tij është një hap i madh, por a do të bëjnë presion ata në pjesën tjetër të administratës mbetet të shihet. Tash për tash thotë Daçiq qëndrimet e Shtëpisë së bardh dallojnë shumë me ata të Departamentit të Shtetit kur është fjala për Kosovën.

Presidenti Tramp dhe njerëzit e tij duan që çështja e Kosovës të zgjidhet sa më parë, sepse është në interesin e tyre mendon Daçiq.

Ata zgjidhjen e “çështjes së Kosovës e duan para se të filloj binishi i fushatës për zgjedhjet presidenciale, sepse nëse do kenë rezultat të mirë në lidhje me Kosovën, kjo do të jetë shumë mirë për Tramp në fushatën zgjedhore përfundon Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat