“EU Observer”: Serbia duhet të shkëpus marrëveshjen e tregtisë së lirë me Rusinë!

Lajme

“EU Observer”: Serbia duhet të shkëpus marrëveshjen e tregtisë së lirë me Rusinë!

Nga: F.B. Më: 29 gusht 2019 Në ora: 09:57
Ilustrim

“Serbia duhet të shkëpus marrëveshjen e re për tregti të lirë me Unionin Euro-aziatik kur të i bashkohet BE-së”, ka kumtuar Komisioni Evropian, shkruan “EU Observer”, përcjellin “Telegraf” dhe “Bota sot”.

Marrëveshja për tregti të lirë ndërmjet Serbisë dhe Rusisë ekziston që nga viti 2000. Kemi kuptuar se kjo marrëveshje do të zgjerohet edhe në Unionin Euro-aziatik ka theksuar zëdhënësi i BE-së shkruan “EU Observer”.

“Serbia mund të nënshkruaj marrëveshje me shtetet dhe organizatat tjera para bashkëngjitjes në BE”, ka thënë zëdhënësi.

Ndërkohë që ka shtuar se “ Në kontestin e bisedimeve për bashkëngjitje në BE, Serbia është obliguar që të tërhiqet nga të gjitha marrëveshjet bilaterale dhe marrëveshjet për tregti të lirë, atë ditë kur bëhet pjesë e BE-së”.

Komisioni Evropian ka sqaruar cilat janë obligimet e Serbisë, vetëm një ditë pasi ambasadori rus në Beograd Aleksandar Bocan-Harçenko ka paralajmëruar se Serbia me 25 tetor do të nënshkruaj marrëveshjen për tregti të lirë me Unionin ekonomik Euro-aziatik.

“Lidhja do jepte një kualitet të ri bashkëpunimit ndërmjet Serbisë dhe bllokut euro-aziatik”, ka thënë Harçenko pas takimit me Vuçiq.

"EU Observer" ka provuar të marr koment nga ambasadori serb në BE, por nuk ia ka dal.

Në tekst thuhet se ekziston mundësia se në Helsinki, ministrat e jashtëm të BE-së do të bisedojmë me kolegët e tyre të Ballkanit edhe për këtë marrëveshje.

“Teksti i marrëveshjes së lirë do duhet të kishte është klauzolën dalëse që garanton se Serbia  mund të tërhiqet nga ajo në ditën e bashkëngjitjes në BE” ka thënë Dejvid Mekalister, kryesues i Këshillit të parlamentit Evropian për punë të jashtme për “EU Observer”.

“Serbia bisedimet për bashkëngjitje në BE i ka nis para 5 viteve, ndërsa qëllimi i saj është bashkimi deri në vitin 2025, por lidhjet e saj historike e kulturore me Rusinë janë me shekuj prapa” thuhet në tekst.

Për dallim nga vendet tjera Serbia nuk dëshiron anëtarësimin në NATO dhe blen armatim nga Rusia duke bojkotuar vendimet e politikës së jashtme të BE-së përfshirë këtu edhe sanksionet ndaj Rusisë, shkruan gazeta.

“Lidhja tregtare serbe me Unionin është ngjarje me rëndësi” ka thënë Harçenko duke shtuar se Serbia me këtë marrëveshje fiton tregun prej 182 milionë njerëzve përkatësisht 1,7 miliardë euro.

"EU Observer", shkruan se Serbia ka marrëveshje për tregti të lirë edhe me Bjellorusinë dhe Kazakistanin që duhet të i shkëpus, ndërsa ky gjest  i marrëveshjes së re është edhe më simptomatik.

“BE është treg liberal me 513 milionë njerëz dhe vlerë 16,9 miliardë euro. BE mbetet partneri më i rëndësishëm i Serbisë ku realizohen 63 për qind e shkëmbimit tregtar, ndërsa shkëmbimi tregtar me Rusinë kap vetëm 10 për qind të shkëmbimit të jashtëm tregtar të Serbisë” ka thënë zëdhënësi i BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat