Zgjedhjet në Kosovë, Gjuriq kërkon ‘parandalimin e skenarit që dëshiron ta shohë Prishtina’

Lajme

Zgjedhjet në Kosovë, Gjuriq kërkon ‘parandalimin e skenarit që dëshiron ta shohë Prishtina’

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 12:37
Marko Gjuriq

Serbët në Kosovë duhet të jenë unikë dhe të mblidhen rreth Listës Serbe për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Kështu ka deklaruar Marko Gjuriq, drejtor i së ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovë për RTS.

Ai tha se Lista Serbe është një instrument i rëndësishëm për ushtrimin e të drejtave të serbëve në Kosovë.

"Është jashtëzakonisht e rëndësishme për serbët në Kosovë të veprojnë në mënyrë unike ndaj shqiptarëve dhe të gjithë të tjerëve. Kjo është arsyeja pse Lista Serbe është një instrument i rëndësishëm i shtetit të Serbisë, Beogradit në bashkëpunim, komunikim dhe luftë për të ndjekur interesat tona në Kosovë", shpjegon Gjuriq.

Ai thekson se zgjedhjet janë një mundësi për serbët të sigurojnë një pozicion të vendosur në Kosovë.

“Për të parandaluar skenarin që shumë do të donin të shihnin në Prishtinë, që do të thotë që serbët të jenë ‘në kolona të shumta’, të ndahen. Sipas rregullave të tyre, mjafton që vetëm një deputet të jetë nga serbët dhe pastaj në Qeveri dhe të gjitha pozicionet e tjera të emërohen jo njerëzit që do të bashkëpunojnë dhe veprojnë brenda politikës së shtetit të Serbisë dhe që bashkëpunojnë me Beogradin, por që ata duhet të jenë njerëz në funksion të Ramush Haradinajt, Hashim Thaçit dhe të gjithë të tjerëve ”, tha Gjuriq.

Ai shtoi se këshillimet me Listën Serbe po vazhdojnë çdo ditë, dhe se vendimi për pjesëmarrjen në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë do ta marrin së bashku.

Ndryshe, dje në Graçanicë është arritur marrëveshja për koalicion parazgjedhor të partive serbe në Kosovë, pa Listën Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat