Horror në vendin ku pushojnë shumë shtetas të Kosovës: Vogëlushen e “përpin” pompa e ujit, vdes në plagë të mëdha

Lajme

Horror në vendin ku pushojnë shumë shtetas të Kosovës: Vogëlushen e “përpin” pompa e ujit, vdes në plagë të mëdha

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 07:20
Pamje nga video

Një tragjedi ka ndodhur në Bodrum të Turqisë, aty ku shumë kosovarë zgjedhin t’i kalojnë pushimet.

Një voglushe ruse, e quajtur e Alice Alyssova, derisa po lahej në pishinë u tërhoq nga pompa e ujit dhe u mbajt nën ujë për rreth 15 minuta.

Alice mbeti nën ujë për gati 15 minuta derisa arritën ta tërhiqnin së bashku me një pjesë të pompës.

Derisa po prisnin ambulancën, ata e ringjallën atë me frymëmarrje artificiale, mirëpo ajo nuk u mbijetoi plagëve të marra dhe 11 ditë më vonë ndërroi jetë.

Kjo ngjarje e tmerrshme ndodhi më 18 gusht në Hotelin Sunhill.

Mysafirët thanë se në kohën e aksidentit në pishinë nuk kishte asnjë roje të vetme të shpëtimit.

Nëna e vajzës fatkeqe, Natalia Adamova, thotë se shtatë persona tjerë dhe burri i saj kanë arritur të thyejnë tubin së bashku dhe të tërheqin vajzën nga pishina.

Në anën tjetër Rusia ka kërkuar të zbardhen rrethanat për këtë tragjedi dhe sigurinë e dobët në hotel dhe të ndëshkohen fajtorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat