Ljajiç: Sigurisht do ketë presion ndaj Kosovës për suspendim apo heqje të taksës dhe dialog

Lajme

Ljajiç: Sigurisht do ketë presion ndaj Kosovës për suspendim apo heqje të taksës dhe dialog

Nga: F. B. Më: 30 gusht 2019 Në ora: 12:53
Ilustrim

Presioni ndaj Prishtinës për heqje apo suspendim kohor të taksës pritet pas zgjedhjeve në Kosovë në mënyrë që të i jepet rasti dialogut, ka thënë nënkryetari i qeverisë Rasim Ljajiç, shkruan “Novosti”, përcjell “Bota Sot”.

Ai theksoi se taksat që nga fillimi ishin masë politike që u dënua nga bashkësia ndërkombëtare që askush në botë nuk e ka mbështetur në shekullin 21.

"Do të ishte çudi nëse nuk ka presion pas formimit të qeverisë që të hiqen taksat”, tha Ljajiç duke komentuar deklaratën e Pacollit se pas zgjedhjeve mund të hiqen taksat.

"Është për të u pritur që do të jenë shumë pas Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës , partia e Kadri veselit dhe Thaçit. Këtu është edhe koalicioni i Haradinajt që do të jetë e katërta, ndërsa tek e pesta mund të jetë partia e Pacollit” që ka njoftuar heqjen e taksës thotë Ljajiç.

Ljajiç është ministër i Tregtisë dhe Telekomunikacionit që përcjell edhe dëmin e shkaktuar nga taksat, që sipas tyre për 9 muaj ka arritur shifrën 298 milionë euro apo 1 milionë në baza ditore më pak mallrat ë dërguara në Kosovë pas vendosjes së taksës.

Lidhur me paralajmërimet e BE-së se kur bëhen pjesë e BE-së duhet anuluar marrëveshjet tjera ai ka thënë se: "jemi të vetëdijshëm se kur nisin bisedimet e bashkëngjitjes vlejnë rregulla edhe ligje tjera për Serbinë sikur për vendet tjera që është në proces të bashkëngjitjes”.

"Kur bëhemi pjesë e BE-së , vlejnë ligje e rregulla tjera që duhet të i pranojmë. Askush nuk është i marr që të rrezikoj raportet tregtare që kemi me BE me të cilën realizojmë 65 për qind të shkëmbimit tregtar”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat