Simiç fton serbët të jenë unik dhe votojnë Listën Serbe

Lajme

Simiç fton serbët të jenë unik dhe votojnë Listën Serbe

Nga: F. B. Më: 31 gusht 2019 Në ora: 15:42
Slavko Simiç

Nënkryetari i Listës Serbe, Slavko Simiç ftoi serbët në Kosovë që të dalin në mënyrë masovike në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe të votojnë Listën Serbe, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Sipas Simiç këto janë zgjedhje që përcaktojnë ardhmërinë e popullit serb në Kosovë.

"Është e domosdoshme të jemi unik, të fortë, të besojmë në SL dhe të votojmë pasi ajo është ind i pandashëm i shtetit serb me Vuçiqin dhe Serbinë Qendrore", tha ai.

Ai ka thënë se ndaj popullit serb çdo ditë ka presione si nga “pala shqiptare po ashtu edhe nga serbët e marr me qira dhe kundërshtar të SL".

"Nuk ju vjen turp hapur të thonë se e përbashkëta e tyre është luftimi kundër Sl dhe unitetit serb. Prandaj është me rëndësi që të dalin sa më shumë në zgjedhje dhe të dërgojnë përgjigje adekuate atyre që iu besojnë dhe që edhe në të kaluarën kanë luftuar për drejtat e tyre dhe interesat në Kosovë", tha Simiç.

Ai ka thënë se shpreson se nuk do ju mohohet e drejtat e votës atyre që para 20 viteve dhe pas përndjekjes së marsit u dëbuan nga Kosova, ndërkohë që ka përshëndetur qëndrimin e Kuintit që mos të votohen ata që kanë të kaluar kriminale.

" Me këtë qëndrim do përballen partitë shqiptare por edhe rivalët e SL-së, që në lista kanë kandidatë me të kaluar korruptive edhe kriminale dhe me burg. Kjo tregon kush janë rivalët e popullit serb dhe unitetit të tij në Kosovë", tha Simiç.

Sipas tij Lista Serbe është projekt shtetëror dhe forca e vetme politike që në vitet e shkuara ka mbrojtur interesat e shtetit dhe popullit në këto hapësira.

"SL ka ndarë fatin me popullin e vetë duke u angazhuar edhe në Kuvendin e Prishtinës për popullin e vetë së bashku me shtetin duke përcjell politikën e Vuçiqit për liri dhe drejta të popullit dhe për mbijetesë", tha ai, duke shtuar se Sl nuk ja “premtime të rrejshme”.

"Kemi shumë punë dhe vështirësi përpara dhe vetëm pas zgjedhjeve na pret puna më e madhe” ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat