Tadiç: Vuçiq, çdo ditë ka më pak hapësirë për ruajtje të dinjitetit dhe mbrojtje të interesave tona në Kosovë

Lajme

Tadiç: Vuçiq, çdo ditë ka më pak hapësirë për ruajtje të dinjitetit dhe mbrojtje të interesave tona në Kosovë

Nga: F.B Më: 1 shtator 2019 Në ora: 08:20
Boris Tadiç

"Shumë gabime janë bërë në të kaluarën, por askush nuk ka marr komplet pako në lidhje me Kosovën nga parardhësi dhe nuk ka pasur rrethana më të mirë, por më të këqija” ka thënë ish-presidenti dhe kryetari i Partisë Socialdemokrate Boris Tadiç për “FoNet” përcjell “Bota Sot”.

Vetëm unë i kam lënë Vuçiqit rrethana më të mira për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, ka thënë Tadiç duke komentuar politikën aktuale të Vuçiqit.

"Mendoj se ajo pako e masave që kemi ndërmarr ka qenë një bazë e mirë për bisedimet e ardhshme, por e gjithë ajo është anuluar dhe kemi hyrë në një fazë dhe procedurë që nënkupton humbjen e elementeve tona të interesit në Kosovë, dhe kjo është ajo q ë mohon Vuçiq se njëra palë do të fitoj çdo gjë ndërsa pala tjetër do të humb gjithçka “, ka vlerësuar Tadiç.

Në kohën e mandatit të tij sipas Tadiç janë definuar linjat e kuqe teknike dhe jo ato për status, siç kanë bërë tash pasardhësit e tij në këtë çështje.

"Ne kemi thënë qartë deri ku mund të shkojmë dhe kjo ka qenë ajo biseda ime me Angela Merkel“, përkujton Tadiç. Ai vlerëson se çdo ditë e më shumë ka hapësirë të ruhet dinjiteti i palës serbe dhe të mbrohen interesat vitale nacionale në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat