Vuçiq: Palmer do të përfaqësoj politikën e ShBA-ve – fuqishëm, bile edhe brutalisht

Lajme

Vuçiq: Palmer do të përfaqësoj politikën e ShBA-ve – fuqishëm, bile edhe brutalisht

Nga: F.B Më: 1 shtator 2019 Në ora: 22:49
Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë sonte se i dërguari special për Ballkan Metju Palmer do të përfaqësoj politikën e ShBA-ve – fuqishëm nganjëherë bile edhe brutalisht, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

Palmer është emëruar si i dërguar special i ShBA-ve për Ballkan, ndërsa tregimet se do të na mbështes sepse është “dhëndër serb” janë qesharake.

Në pyetjen nëse sulmet sikur ai sonte kur u sulmua një i ri serb në Mitrovicë nga shqiptarët mund të shpeshtohen, Vuçiq ka thënë se: "Palmer është përgjegjës, serioz dhe i zellshëm. Më duket qesharake kur thonë se ai do të jetë miqësor me ne bile edhe marri. Ai do përfaqësoj politikën amerikane, fuqishëm nganjëherë edhe brutalisht dhe ne nuk na presin detyra të lehta. Por a është përgjegjës edhe i aftë – sigurisht që është."

"Shqiptarët mezi presin të kalojnë urën mbi Ibër, ata janë të fascinuar me Mitrovicën Veri. E gjithë lufta e tyre është për disa vende ku jetojnë serbët. Është shumë e vështirë ekzistenca e serbëve në ato vende” ka deklaruar Vuçiq.

Ai shtoi se nuk pret kohë të lehtë për Serbinë. Shqiptarët në përpjekjet për vota sikurse edhe në hapësirat tjera të ish-Jugosllavisë përpiqen të jenë sa më anti-serb dhe anti-Beograd. " Kjo është politika e vetme që kanë dhe në atë atmosferë incidentet e këtilla janë të mundshme ", ka thënë Vuçiq për Tv "Pink".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat