Daçiq paralajmëron bisedime më intensive për Kosovën nga dhjetori

Lajme

Daçiq paralajmëron bisedime më intensive për Kosovën nga dhjetori

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 11:10
Ivica Daçiq

Kryediplomati serb, Ivica Daçiq ka thënë se nuk është realiste të pritet ndonjë përparim i madh në dialogun Beograd-Prishtinë, por bisedime pak më intensive mund të fillojnë nga dhjetori.

Këto komente ai i bëri pas takimit të së martës me të Dërguarin e Posaçëm Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer në Bled të Sllovenisë.

Daçiq për TV Prva tha se pret që SHBA -të të bëjnë presion shtesë mbi qeverinë e re të Prishtinës për të hequr taksën dhe kështu të krijojnë kushte për vazhdimin e dialogut.

Ai theksoi se më së shumti bisedoi me Palmerin për dialogun Beograd-Prishtinë.

“Pritjet e tyre janë që këto bisedime të intensifikohen. Kemi një periudhë tranzicioni në BE, nga Federica Mogherini në Josep Borrelin, dhe më pas zgjedhjet në Serbi”, ka rikujtuar ai.

Shefi i diplomacisë serbe theksoi se Palmer ka qenë i pranishëm në Ballkan për shumë vite, dhe shpjegoi se ai mbetet në postin e Zëvendësndihmës Sekretarit të Shtetit dhe gjithashtu do të jetë përgjegjës për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat