Rakiq: Nesër publikohet qëndrimi i Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje

Lajme

Rakiq: Nesër publikohet qëndrimi i Listës Serbe për pjesëmarrje në zgjedhje

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 20:05
Goran Rakiq

Kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq njoftoi sot se subjekti politik që ai drejton do të shpallë vendimin përfundimtar nesër për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

“Pasnesër në mesnatë është afati i fundit për paraqitjen e listave, dhe unë mendoj se nesër, ne do të dalim me një pozicion përfundimtar për pjesëmarrje për zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, tha Rakiq.

Në Graçanicë, Rakiq tha se konsultimet brenda Listës Serbe ishin ende në proces për të paraqitur listën e zgjedhjeve të parakohshme.

Ai kujtoi se qëndrimi i presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për zgjedhjet në Kosovë është i njohur dhe se anëtarët e Listës Serbe dhe janë në komunikim të vazhdueshëm me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat