Media serbe: NATO po e trajnon Ushtrinë e Kosovës për ta marrë nën kontroll veriun

Lajme

Media serbe: NATO po e trajnon Ushtrinë e Kosovës për ta marrë nën kontroll veriun

Më: 5 shtator 2019 Në ora: 10:58
NATO

SHBA dhe Shqipëria po përpiqen ta përfshijnë Ushtrinë e Kosovës në ushtrimin “Karta Amerikano – Adriatike” e cila do të mbahet prej 21 deri 24 tetor në Shqipëri, siç shkruan gazeta serbe “Novosti”, “përkundër kundërshtimit të Bosnjës dhe Hercegovinës, e cila po pëson presion nga SHBA”.

Ushtrimi “Joint Reaction 2019”, mbahet në kuadër të iniciativës A-5, gjegjësisht “Kartës Amerikano-Adriatike”, anëtaret e të cilës janë Kroacia, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovina, derisa Serbia e ka statusin e vëzhguesit.

Mirëpo, siç pretendon gazeta, “në përpjekje të forcohet pavarësia e Kosovës dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës të transofmohen në Ushtri, amerikanët po përpiqen që në A-5 ta shtyjnë edhe Kosovën”.

Prandaj, vazhdon gazeta, “pjesëmarrëseve të Joint Reaction 2019, në konferencën finale mbi ushtrimet, të mbajtur në korrik, është dhënë për nënshkrim marrëveshja teknike për pjesëmarrjen e Forcave të Sigurisë së Kosovës”, transmeton insajderi.

Faktori i rëndësishëm është “presioni i Uashingtoni nën të cilin BeH mund të pranojë të marrë pjesë së bashku me Ushtrinë e Kosovës, e që nuk është hera e parë, sepse kjo ka ndodhur edhe në ushtrimin e NATO-s të mbajtur kohë më parë në Kroaci”.

Vendet e NATO-s janë shumë të angazhuara në trajnimin e ushtarëve të Ushtrisë së Kosovës. Në këtë udhëheqin SHBA, por edhe Britania e Madhe, Gjermania dhe Turqia, ku tashmë e kanë kryer trajnimin dy pilotë të cilët do të jenë pjesë e Forcave të Armatosura të Kosovës.

Përkrahje të rëndësishme për Kosovën në segmenti ushtarak po ofron edhe Kroacia, para se gjithash nëpërmes të veteranëve të luftës së fundit.

Ata janë të angazhuar për trajnimin e ushtarëve kosovarë për veprime me modelin e “Stuhisë”, gjë që praktikisht është përgatitje për aksion në veri  të Kosovës, në rast se Prishtina vendosë ta integrojë gjithë territorin e Kosovës dhe ta rrumbullakojë integritetin territorial të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat