Mediat kroate: Ballkanin e pret vjeshtë e nxehtë – ambasadat e huaja frikësohen për skenar të mundshëm në Kosovë

Lajme

Mediat kroate: Ballkanin e pret vjeshtë e nxehtë – ambasadat e huaja frikësohen për skenar të mundshëm në Kosovë

Nga: F.B Më: 5 shtator 2019 Në ora: 12:27
Foto ilustrim

Gazeta kroate “Jutarnji List”  në porta duke analizuar skenën politike në Prishtinë dhe Beograd  ka shkruar se mund të pritet “ vjeshtë e nxehtë politike”, përcjell “Bota Sot”.

Ky medium përkujton se brenda muajit në Kosovë priten zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ndërsa presidenti serb Vuçiq ka paralajmëruar ndryshime në qeveri, ndërkohë që përfolët edhe mundësia e zgjedhjeve të reja.

Jutarnji.hr ka vlerësuar se situat është e tensionuar, Në krye të opozitës ndër favoritët për kryeministër të ri  është “ njeriu kontrovers dhe i vështirë Albin Kurti ", kryetar i Lëvizjes radikal-iste Vetëvendosje.

Po ashtu pritet që zgjedhjet në Kosovë të nxjerrin qeverinë që do të jetë gati për raundin e ri t bisedimeve me Serbinë, pasi edhe Brukselit i duket e tepruar zënkat mes Beogradit dhe Prishtinës.

Gazeta kroate megjithatë thotë se rezultatet e zgjedhjeve të tetorit si qëndrojnë tash punët, mund të sjellë situatën që do të komplikohen raportet, përkatësisht do radikalizohen gjërat.

Aktualisht sipas gazetës, partitë shqiptare janë në fazën e krijimit të koalicioneve, pasi është e qartë se asnjëra parti nuk mundet të fitoj e vetme. Të gjithë janë duke hedhur poshtë mundësinë e bashkëpunimit me Partinë Demokratike të Kosovës të Hashim Thaçit dhe tash ish shefit të Parlamentit Kadri Veseli.

Me interesim është zhvilluar edhe takimi mes Albin Kurtit dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës isa Mustafa, por “ngecja” ndodhi tek mundësia e përcaktimit për kryeministër, pasi dy partitë e duan këtë post, ndërsa koalicioni i tyre mund të fitoj zgjedhjet.

Kurti natyrisht duket më i fortë në koalicionin e mundshëm, por “ambasadat në Prishtinë i frikësohen një rrjedhe të tillë të ngjarjeve, pasi Kurti është ndër politikanët që nuk nënshtrohet presionit nga jashtë dhe nuk është në kontroll të dikujt, pasi është ekstremist” shkruan gazeta.

Por partisë së Kurtit i konkurron edhe ish kryeministri Haradinaj të cilit në koalicion i janë bashkuar “mbetjet” e partisë Vetëvendosje me partinë Socialdemokrate që drejtohet nga prefekti i Prishtinës Shpend Ahmeti.

Gazeta thotë se nëse Kurti fiton zgjedhjet dhe do jetë në krye të vendit, skenari i mundshëm është që konkurrentët kryesor Haradinaj edhe Veseli përsëri të krijojnë kurorë nga nevoja.

Por si thotë Jutarnji List, rreth zgjedhjeve "nuk thyejnë kokën vetëm shqiptarët, edhe ndërmjet serbëve po vlon” sepse edhe ata janë të ndarë në disa kolona, dy prej të cilave prijnë. Ajo që është me Listën Serbe dhe ajo që nuk është.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat