Vulin: Kjo është mënyra e vetme për zgjidhje mes Serbisë dhe Kosovës

Lajme

Vulin: Kjo është mënyra e vetme për zgjidhje mes Serbisë dhe Kosovës

Më: 6 shtator 2019 Në ora: 08:38
Aleksandar Vulin

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka folur për mundësitë e marrëveshjes përfundimtare mes Serbisë dhe Kosovës.   

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka thënë se nuk ka zgjidhje të qëndrueshme pa marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës, dhe pajtimin e fuqive të mëdha botërore.

I pyetur nëse Beogradi duhet ta ftojë Moskën dhe Pekinin të përfshihen në dialogun rreth Kosovës, ai tha se tema është aq e rëndësishme sa që nuk mund të përmbyllet pa Rusinë, Kinën, SHBA-në dhe Bashkimin Evropian.

“Nuk ka zgjidhje stabile të qëndrueshme pa marrëveshje mes shqiptarëve dhe serbëve, e pastaj pajtimit të fuqive të mëdha”, deklaroi Vulin për “Veçernje Novosti”.

Vulin po ashtu nuk përjashton sulme të reja në veri të Kosovës, derisa e konsideron korrigjimin e kufijve si zgjidhje të mirë për Serbinë pasi siç thotë ai, Perëndimi e kundërshton.

“Siç e dini kush i udhëheq shqiptarët dhe në çka janë të përgatitur, nuk e përjashtoj skenarin me të cilin të armatosur do të niseshin për në veri të Kosovës, por përjashtoj mundësinë e përsëritjes së ngjarjeve të tilla pa reagimin e Serbisë”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat